Tragjedi në mbrëmje: 53-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga një “Passat"
- 1 hour ago
- 1 min read
Një 53-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Bathore, në zonën e njohur si rruga “Dajti”. Viktima, me inicialet A.T., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Passat” ka përplasur këmbësorin rreth orës 18:00. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë se ambulanca është vonuar, ndërsa i plagosuri fillimisht është futur në automjetin që e përplasi për t’u dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Deri në një reagim zyrtar, pretendimet e banorëve mbeten në fazën e verifikimit.
Një tjetër jetë e humbur në rrugët e vendit, ndërsa komuniteti kërkon masa urgjente për rritjen e sigurisë në këtë segment rrugor.
"KORCA BOOM"
















