top of page

Tragjedi në sheshin e qytetit, 10-vjeçari humb jetën teksa luante pranë shatërvanit

  • Mar 3
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Foggia, ku një fëmijë shqiptar ka humbur jetën aksidentalisht teksa po luante pranë një shatërvani në sheshin e qytetit.


Viktima është A. S., 10 vjeç, i cili sipas mediave italiane po luante kur rrëshqiti, goditi kokën dhe u rrëzua në tokë para kalimtarëve. Fillimisht ai humbi ndjenjat dhe më pas pësoi arrest kardiak.


Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe për më shumë se 45 minuta u përpoqën ta rikthenin në jetë të miturin, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Mjekët konfirmuan humbjen e jetës së tij në vendngjarje.


Trupi i pajetë është transferuar në morgun e qytetit dhe ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Në orët në vijim pritet që magjistrati i çështjes të vendosë nëse do të kryhet autopsi për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

"KORCA BOOM"


bottom of page