top of page

TRAGJIKE/ Rrëzohet nga pema, ndërron jetë punëtori

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 7, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri.


Viktima është identifikuar si Ermal Rripi, i cili ishte duke vjelë ullinj në momentin e aksidentit.


Sipas burimeve lokale, Rripi ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.


Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

"KORCA BOOM"


bottom of page