top of page

TRAJNERI Ernest Gjoka: Fitorja e Skënderbeut ndaj Besës e merituar!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gjoka: Fitore e merituar


Skuadra korçare ka arritur menjëherë të bëjë autokritikën e barazimit të mesjavës me Korabin. Ernest Gjoka, trajneri i Skënderbeut, pas fitores minimale me Besën në transfertë. shkurtimisht për “Panorama Sport” u shpreh: “Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. E prisnim të tillë pasi Besa na vuri shumë në vështirësi, por futbolli luhet për gol dhe ne ia arritëm të shënonim. Natyrisht, për mua ishte një fitore e merituar”


Trajneri i Besës

Shpërthen Magani: Dominuam, por fati na ktheu shpinën


Tejet i mërzitur u shfaq trajneri Gugash Magani pas përfundimit të takimit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai theksoi se i vjen keq që ndeshje të tilla mbyllen pa marrë asnjë pikë. “Besa ka humbur edhe ndeshje të tjera dhe unë kam pranuar meritat e kundërshtarit, si dhe gabimet tona. Por në këtë përballje dua të falënderoj lojtarët e mi, që dhanë gjithçka në fushë përballë kryesuesve, Skënderbeut.


Me përjashtim të rastit të golit dhe ndonjë goditjeje nga distanca të korçarëve, ne dominuam thuajse 80% të takimit, si në qarkullimin e topit, ashtu edhe në rastet për shënim. Të dominosh në këtë mënyrë dhe të mos arrish të paktën barazimin, për mua është vërtet për t’u ndjerë keq. Ky është rasti kur ke fatin kundër, sepse edhe kur bën gjithçka mirë në fushë, nuk arrin të marrësh atë që meriton”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page