Tribuna në "zjarr" në Pogradeci-Skënderbeu, fitore që premton
- 21 hours ago
- 1 min read
Updated: 9 hours ago
Fitore e rëndësishme për ekipin e vajzave të Pogradecit, që triumfoi bindshëm me rezultatin 3–0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e parë të fazës Play Off.
Në një atmosferë elektrizuese në Pallatin e Sportit “Arefi Berberi”, pogradecaret e nisën takimin me ritëm të lartë dhe e kontrolluan lojën që në minutat e para. Me një paraqitje të organizuar dhe efikase në çdo repart, ato arritën të dominojnë kundërshtarin dhe të sigurojnë një fitore të pastër pa lënë hapësira për surpriza.
Gjatë gjithë ndeshjes, Pogradeci u shfaq më kërkues dhe më i vendosur, duke shfrytëzuar në maksimum rastet e krijuara dhe duke mbajtur nën presion të vazhdueshëm ekipin e Skënderbeut. Rezultati 3–0 pasqyron qartë epërsinë në fushë dhe formën e mirë që po kalon skuadra në këtë fazë vendimtare të sezonit.
Një rol të rëndësishëm në këtë sukses pati edhe mbështetja e tifozëve, të cilët krijuan një atmosferë fantastike dhe i dhanë skuadrës shtysën e nevojshme për të dhënë maksimumin.
Me këtë fitore, Pogradeci hedh një hap të sigurt drejt finales, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatin e këtij dueli.
“KORÇA BOOM”
















