top of page

TRONDITJE në Botëror: Gjermania bie, Paraguai feston kualifikimin historik

  • Jun 30
  • 1 min read

Gjermania i ka dhënë fund rrugëtimit në Kupën e Botës 2026, pasi u eliminua në mënyrë dramatike nga Paraguai në fazën e 1/16-ave.


Skuadra gjermane u mposht 4-3 pas goditjeve të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan në barazim 1-1.


Heroi i mbrëmjes për Paraguain ishte portieri Orlando Gill, i cili realizoi dy pritje vendimtare në serinë e penalltive, duke i siguruar ekipit të tij një kualifikim historik.


Paraguai regjistroi kështu surprizën më të madhe të Kupës së Botës 2026 deri tani, duke siguruar një vend në 1/8 e finales për herë të parë që nga viti 2010.


Amerikano-jugorët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, kur Julio Enciso realizoi me kokë pas një aksioni të bukur ofensiv.


Gjermania reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 52-të me Kai Havertz, i cili riktheu shpresat për skuadrën e tij.


Pavarësisht përpjekjeve në vazhdime, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë golin e fitores, duke bërë që gjithçka të vendosej nga pika e bardhë.


Eliminimi i Gjermanisë është pritur me zhgënjim të madh nga lojtarët dhe tifozët, teksa Paraguai feston një nga fitoret më të rëndësishme në historinë e tij në Kupën e Botës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page