TUNDET SËRISH TOKA/ Një tjetër tërmet i fortë 5.2 ballë këtë mëngjes. Ja cili shtet shkundet!
- 6 days ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm provincën perëndimore iraniane të Kermanshah, duke shkaktuar lëkundje në zonën pranë qytetit Kuzaran. Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, tërmeti u regjistrua në orën 07:13 sipas kohës lokale, me epiqendër pranë Kuzaran dhe në një thellësi prej rreth 8 kilometrash.
Epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 17 kilometra nga Kuzaran dhe afërsisht 65 kilometra nga qyteti i Kermanshah, qendra administrative e provincës.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri në këto momente nuk janë raportuar dëme në ndërtesa apo persona të lënduar.
“KORÇA BOOM”
















