TURP/ Disiplina dënon lojtarët e Ilirisë për dhunë, por nuk i jep trepikëshin Skënderbeut?!
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Mbrëmjen e djeshme Komisioni i Disiplinës zbardhi dënimet për dhunën në ndeshjen Iliria-Skënderbeu dhe si për çudinë e të gjithëve ky vendim mund të quhet një vendim turpi.
Janë dënuar 4 lojtarë të Ilirisë dhe ndeshja Iliria-Skënderbeu do të riluhet në datën 17 dhjetor në orën 13:30.
Me këtë vendim Disiplina ka dënuar vetveten, kjo pasi është vërtetuar dhuna ndaj Skënderbeut duke dënuar jo pak por 4 futbollistë dhe më e çuditshmja është se ndeshja do të riluhet.
A ka turp më të madh? Skënderbeu shkoi për të luajtur futboll në Fushë Krujë, por u dhunua barbarisht dhe Disiplina më e pakta që mund të bënte është që ti jepte 3-pikëshin Skënderbeut në tavolinë, sepse shkaktarët e dhunës ishin vendasit.
Kjo do të thotë se edhe njëherë tolerohet dhuna në stadiumet shqiptare dhe kjo ndeshje nuk ka më vlerë të riluhet, pasi bie ndesh me vendimet e Komisionit të Disiplinës.
Skënderbeu jo se kishte nevojë për këtë trepikësh ta fitonte në tavolinë, pasi është një skuadër e mdhe, por dhuna duhet të ishte e patolerueshme.
Turp, vërtet turp për Komisionin e Disiplinës!
E si mund të shkojnë tashmë korçarët pas pak ditësh në Elbasan të luajnë sërish ndaj atyre që mendojnë vetëm për dhunë dhe i dhunuan? Këtë përgjigje le ta japë FSHF-ja…
“KORÇA BOOM”



















