top of page

Turqia arkëton mbi një miliard dollarë në vit nga serialet

3 days ago
1 min read

Vendi është ndër tre eksportuesit më të mëdhenj të serialeve në botë

Një miliard njerëz në 170 shtete shikojnë seriale turke, u theksua në ngjarjen “Historia globale e markës turke – serialet televizive turke”.


Përfaqësues të qeverisë dhe të industrisë së filmit mbrëmë në Stamboll morën pjesë në një ngjarje kushtuar kontributit të serialeve televizive turke në imazhin e Turqisë në botë.


Në ngjarjen “Historia globale e markës turke – serialet televizive turke” u theksua se një miliard njerëz në 170 shtete shikojnë seriale turke.


– Turqia është ndër tre eksportuesit më të mëdhenj të serialeve televizive në botë – deklaroi kreu i Drejtorisë së Komunikimeve, Burhanetin Duran.


Ai shtoi se eksporti i serialeve turke në tregjet e huaja në fillim të viteve 2000 ishte rreth 10 milionë dollarë, ndërsa sot tejkalon një miliard dollarë.


– Rritja ndërkombëtare e serialeve turke nuk është një projekt për hegjemoninë kulturore, por pasqyron aftësinë e Turqisë për të krijuar historitë e veta dhe për t’ua prezantuar ato shoqërive të ndryshme – theksoi Duran.


Ministri i Kulturës, Mehmet Nuri Ersoj, vuri në dukje se serialet turke e rrisin interesimin për Turqinë.


Sipas tij, serialet turke janë bërë një avantazh strategjik, rëndësia e të cilit e tejkalon shumë vlerën e tyre ekonomike, pasi rrisin interesimin për gjuhën turke, kulturën, gastronominë dhe destinacionet turistike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page