TËRMET tmerrues 5.9 ballë në orën 00:03 të mesnatës në shtetin fqinj
- 2 hours ago
- 2 min read
Një tërmet i fortë është regjistruar në Itali. Lëkundja ishte me magnitudë 5.9 të Shkallës Rihter, por fatmirësisht thellësia fokale prej 414 km ka bërë që lëkundja të mos ketë pasoja.
Epiqendra e tërmetit, që konsiderohet i pazakontë nga sizmiologët italianë, ishte në brigjet e Kampanjës.
Ekspertët e agjencisë shtetërore italiane INGV shpjegojnë shkaqet gjeologjike të një ngjarjeje sizmike që u ndje në të gjithë gadishullin italian.
Pavarësisht madhësisë së tij të madhe, ndikimi në zonë ishte i lehtë. Sekreti i këtij devijimi qëndron në thellësinë e jashtëzakonshme të epiqendrës, një fenomen gjeologjik interesant dhe kompleks që na kujton se sa "i gjallë" është planeti ynë thellë nën sipërfaqe.
Sipas ekspertëve nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), "më 10 mars 2026, në orën 00:03, sipas kohës italiane, një tërmet me magnitudë ML 5.9 ndodhi pranë brigjeve të Kampanjës".
Veçori e kësaj ngjarjeje nuk qëndron aq shumë në energjinë e çliruar, por në vendndodhjen. INGV specifikon se ngjarja sizmike ndodhi "në një thellësi jashtëzakonisht të madhe, afërsisht 414 km, shumë nën thellësitë e zakonshme sizmike të tërmeteve italiane, të cilat ndodhin kryesisht në koren e sipërme".
Çfarë e shkakton një tërmet në distanca kaq të pabesueshme nën këmbët tona, në një rajon ku ngjarje të tilla janë të rralla? Përgjigja qëndron në dinamikën e pllakave tektonike, sipas meteoëeb.
"Kjo ngjarje e thellë, mjaft e rrallë për këtë zonë gjeografike, mund t'i atribuohet një procesi gjeologjik tipik të Detit Tirren jugor për shkak të pranisë në mantelin e Tokës të një pllake të litosferës oqeanike që është zhytur për disa milion vjet nën Detin Tirren", shprehen ekspertët.
Thënë thjesht, një copë e lashtë e dyshemesë së oqeanit (pllaka) zhytet ngadalë në mantelin e nxehtë të Tokës, duke krijuar tensione dhe fërkime që, ndërsa grumbullohen, lirohen në formën e tërmeteve të dhunshme në det të thellë.
Edhe pse “mjaft i rrallë” në brigjet e Kampanjës, ky proces fundosjeje është i njohur dhe “shoqërohet nga sizmicitet i shpeshtë përgjatë brigjeve të Kalabrisë dhe Siçilisë”. INGV na kujton se rajoni nuk është i panjohur me tërmetet e thella dhe me magnitudë të madhe.
Por ngjarja më e habitshme që raporton INGV daton pothuajse një shekull më parë:
“tërmeti më i fortë në thellësi që dimë në këtë zonë ndodhi në vitin 1938: magnituda e vlerësuar midis 6.8 dhe 7.1! Një nga tërmetet më të forta në katalogun tonë historik.”
Pavarësisht epiqendrës së saj të thellë, vala sizmike e 10 marsit përshkoi qindra kilometra dhe u ndje në pothuajse të gjithë Italinë. INGV konfirmon se “harta paraprake e lëkundjeve makrosizmike, e përditësuar vazhdimisht (në orën 1:23 të mëngjesit sipas kohës italiane), që rezulton nga rreth 130 pyetësorë të dërguar në faqen e internetit “A e ndjetë tërmetin?” tregon lëkundje deri në nivelin MCS III–IV”. Ky nivel korrespondon me një dridhje të ndjerë qartë nga shumë njerëz brenda ndërtesave, e ngjashme me kalimin e një kamioni të rëndë.
Megjithatë, INGV qetëson: “Për fat të mirë, në këto raste, thellësia e madhe i dobëson ndjeshëm valët sizmike dhe për këtë arsye zvogëlon ndikimin e tyre në zone”.
“KORÇA BOOM”
















