Kreu ndërhyrje lifting në gjoks, humb jetën influencerja 22-vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku influencerja e njohur Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar nga familjarë dhe miq në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Mes pistave që po shqyrtohen është edhe ajo e vetëvrasjes, por deri më tani nuk është bërë publik një përfundim zyrtar mbi shkakun e vdekjes.
22-vjeçarja ishte një emër i njohur në TikTok, ku numëronte më shumë se 750 mijë ndjekës. Përmbajtja e saj përfshinte video me humor, histori personale dhe momente nga jeta e përditshme.
Gjatë javëve të fundit, Duda Alves kishte folur publikisht edhe për vendimin për t'iu nënshtruar një mastopeksie, një ndërhyrje kirurgjikale për ngritjen dhe rimodelimin e gjoksit.
Ajo u kishte treguar ndjekësve se vendimi lidhej si me arsyet estetike, ashtu edhe me rehatinë e saj të përditshme, duke thënë se gjoksi i shkaktonte edhe dhimbje në shpinë.
“Hoqa rreth gjysmën e asaj që kisha. Ishte më shumë një çështje estetike, doja të mund të vishja rroba pa reçipeta, doja më shumë liri”, kishte deklaruar ajo.
Megjithatë, në informacionet e publikuara deri tani nuk është vendosur ndonjë lidhje mes ndërhyrjes kirurgjikale dhe vdekjes së saj.
Miqtë dhe familjarët e 22-vjeçares e kanë përcjellë me mesazhe prekëse në rrjetet sociale.
“Duda, përveçse ishte mikja ime më e mirë, ishte familja ime, dashuria ime dhe shumë më tepër nga sa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë”, shkroi ajo.
Edhe kushërira e saj, Geovana Alves, 19 vjeçe, tha se kishte pasur privilegjin ta njihte për 19 vite, ndërsa mikja e saj Clarissa Pavie kujtoi humorin dhe autenticitetin që e karakterizonin.
Ceremonia mortore u zhvillua të martën në një kishë në São Paulo, ku babai i 22-vjeçares falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes dhe shprehën dashurinë e tyre për të renë.
“KORÇA BOOM”
















