Tërmeti i fuqishëm 7.2 ballë godet këtë shtet
- 20 minutes ago
- 1 min read
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë ka goditur jugun e Perusë, duke shkaktuar panik te banorët dhe lëkundje të forta në disa rajone të vendit.
Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë, epiqendra e tërmetit ishte rreth 35 kilometra në veri të qytetit Coracora, në departamentin Parinacochas, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 108 kilometra.
Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin Lima, si dhe në rajonet Arequipa, Ica dhe Abancay.
Në Cusco, rreth 575 kilometra larg epiqendrës, kamerat e sigurisë të një shkolle kanë regjistruar momentin kur nxënësit u larguan me shpejtësi nga klasat për t’u vendosur në një zonë më të sigurt.
Tërmeti i fuqishëm rikthen vëmendjen te aktiviteti i lartë sizmik në Amerikën Latine. Peruja ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, një prej zonave më aktive sizmike në botë.
“KORÇA BOOM”
















