top of page

U shkrumbuan teksa flinin/ Azili i pleqve përfshihet nga flakët, 16 persona humbin jetën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në qytetin Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi-t.


Lajmi u konfirmua sot për AFP-në nga punonjësi i shpëtimit, Jimmy Rotinsulu, i cili bëri të ditur se shumica e viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre.


Sipas tij, banorët e moshuar me shumë gjasa ndodheshin duke pushuar në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje, në momentin kur shpërtheu zjarri.


Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, të cilët më pas u dërguan për kontroll mjekësor në një spital lokal.


Pamjet e transmetuara nga televizioni lokal Metro TV treguan flakët që përfshinë godinën e azilit, ndërsa banorë të zonës ndihmonin ekipet e emergjencës në evakuimin e të moshuarve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page