Udhëtimi pa kthim i një 23-vjeçareje drejt Marsi
- Korca Boom
- Jul 17
- 1 min read
Në moshën kur shumica e të rinjve ndërtojnë jetën e tyre në Tokë, ajo ka zgjedhur diçka krejt ndryshe: të shkojë në Mars – dhe të mos kthehet më kurrë.
Vajza 23-vjeçare është përzgjedhur në një mision ndërplanetar pa kthim, i cili synon të krijojë koloninë e parë njerëzore në Planetin e Kuq. Udhëtimi është i gjatë, i rrezikshëm dhe i pakthyeshëm, por ajo e ka marrë vendimin me bindje të plotë. Pas vite të tëra përgatitjesh, trajnimesh dhe provash psikologjike, ajo ndjehet gati të lërë pas familjen, miqtë dhe gjithçka që njeh në Tokë.
Për të, ky nuk është vetëm një mision shkencor, por një qëllim jetësor – një mundësi për të qenë pjesë e diçkaje që do të mbetet në histori. Ajo beson se jeta përtej Tokës është e ardhmja e njerëzimit dhe ndihet e përmbushur që do të jetë ndër të parat që do ta hapin këtë kapitull të ri për njerëzimin.
Megjithatë, pyetjet janë të shumta: A do t’i mungojë jeta në Tokë? A mund të zëvendësojë përjetimi i Marsit lidhjet njerëzore që po lë pas? Dhe, mbi të gjitha, a do ta ndjekin të tjerë pas saj?
“KORÇA BOOM”



















