top of page

Zjarr në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Sinicë në Devoll, zjarrfikësit në vendngjarje

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të martë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll.


Pas marrjes së njoftimit për flakët nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, drejt zonës është nisur një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjësish të shërbimit pyjor.


Forcat në terren po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa ndërhyrja vijon.


Për momentin nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët dhe as shkaku i rënies së zjarrit. Shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonën pyjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page