top of page

Urimet nuk mungojnë, ja kush i drejtohet Skënderbeut dhe Laçit

  • Apr 19
  • 1 min read

Updated: Apr 20

KF Vllaznia përgëzon KF Skënderbeun dhe KF Laçin për rikthimin në elitë

KF Vllaznia ka përgëzuar KF Skënderbeun dhe KF Laçin për rikthimin në Kategorinë Superiore.


Në një mesazh urimi, theksohet se ky është një sukses i merituar, që i shton vlerë dhe rrit rivalitetin në futbollin shqiptar.


Me histori, traditë dhe mbështetje të fortë nga tifozët, rikthimi i këtyre skuadrave pritet ta bëjë kampionatin më të fortë dhe më tërheqës.


“Mirë se riktheheni aty ku ju takon”, përfundon mesazhi i klubit shkodran.


bottom of page