V*asja e 46-vjeçarit dhe lajmet që pasuan, Eduart Shalsi del me deklaratë
11 hours ago
1 min read
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, ka reaguar pas lajmeve të publikuara në disa media, sipas të cilave 46-vjeçari Ismet Habili, i cili u gjet i vrarë në makinën e tij në zonën e Komunës së Parisit, ka qenë shoferi i tij.
Shalsi e ka mohuar këtë informacion, duke e cilësuar të pavërtetë.
“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron deputeti.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe për përcaktimin e rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.
“KORÇA BOOM”
















