top of page

Vendim i fortë/ Kapiteni largohet pas akuzave për penallti

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Sipas mediave lokale në Vlorë, presidenti i Flamurtari, Sinan Idrizi, ka marrë vendimin për të përjashtuar nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi.


Vendimi vjen pas një proteste të tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”, menjëherë pas kthimit të skuadrës në Vlorë.


Sipas raportimeve, tifozët kanë akuzuar Trashin për një veprim të qëllimshëm që solli akordimin e një penalltie në ndeshjen e zhvilluar mes Bylis dhe Flamurtarit.


Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në radhët e tifozëve dhe ka rritur tensionin rreth skuadrës, ndërsa vendimi për përjashtimin e kapitenit konsiderohet një masë e ashpër nga drejtuesit e klubit.


Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim nga vetë lojtari apo zhvillime të tjera në vijim lidhur me këtë situatë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page