VIRUSI “AH3N2” NË QARKULLIM/ Mjeku pediatër: Nëse temperatura kalon mbi 39 gradë, konsiderohet rast rreziku
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Viruset respiratore po qarkullojnë gjerësisht në vend. Në Shqipëri aktualisht dominon virusi AH3N2, i cili shoqërohet kryesisht me dhimbje të përgjithshme trupore, lodhje dhe temperaturë.
Megjithëse situata epidemiologjike konsiderohet normale për këtë periudhë të vitit, mjeku pediatër Bektash Mandri bën thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht te fëmijët dhe grupmoshat e ndjeshme.
Ndërkohë, edhe Covid-19 vijon të qarkullojë, por sipas mjekut, variantet aktuale nuk shfaqin forma të rënda klinike.
Mandri thekson se temperaturat mbi 39 gradë Celsius konsiderohen të rrezikshme në moshat pediatrike dhe kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.
Sipas mjekut pediatër, urgjenca e QSUT-së vijon të përballet me fluks të lartë pacientësh, pasi shumë qytetarë i drejtohen këtij shërbimi edhe për simptoma që mund të trajtohen pranë mjekut të familjes.
Ai apelon që prindërit të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes përpara se të paraqiten në urgjencë./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















