top of page

Vllaznia merr vendimin, e ardhmja e pankinës vuloset

  • Jun 1
  • 1 min read

Vllaznia ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, duke rinovuar kontratën edhe për dy sezone të tjera.


Pas diskutimeve mes palëve dhe vlerësimit të punës së bërë, drejtuesit e klubit shkodran kanë konfirmuar besimin ndaj Martinit, i cili do të vazhdojë të drejtojë skuadrën në objektivat e saj për sezonet e ardhshme.


Rinovimi i kontratës vjen si një sinjal i qartë i vazhdimësisë së projektit sportiv të Vllaznisë, me klubin që synon të ruajë stabilitetin dhe të mbetet konkurrues në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

“KORÇA BOOM”


bottom of page