VOLEJ FEMRA/ Anxhela Mehmeti kthehet në shtëpi!
- 1 day ago
- 1 min read
NJOFTIM ZYRTAR | ANXHELA MEHMETI KTHEHET NË SHTËPI
Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Anxhela Mehmetit, 21 vjeç, e cila do të jetë pjesë e ekipit tonë të volejbollit për femra në sezonin 2026–2027.
Prej vitesh pjesë e Kombëtares Shqiptare, Anxhela vjen me eksperiencë të rëndësishme si Libero e Kombëtares së të Rriturave, duke sjellë siguri, përkushtim dhe eksperiencë në skuadrën tonë.
Mirë se u ktheve në shtëpi, Anxhela.
“KORÇA BOOM”
















