top of page

VOLEJ FEMRA/ Sara Malaj rikthehet te Skënderbeu!

  • 10 hours ago
  • 1 min read

SARA MALAJ RIKTHEHET TE SKENDERBEU


Klubi Sportiv Shumësportësh Skënderbeu njofton rikthimin e Sara Malaj për sezonin 2026–2027.


21-vjecarja aktivizohet në pozicionin Middle Blocker dhe ka 4 vite pjesë e Kombëtares Shqiptare, 3 vite me U-20 dhe sezonin e fundit me Kombëtaren e të Rriturave.


Pas 2 sezonesh me Skënderbeun dhe një sezoni me Tiranën, Sara rikthehet sërish te Skënderbeu për të veshur fanelën bardhekuqe.


Me shumë eksperiencë dhe ambicie, Sara rikthehet gati për të dhënë maksimumin në parket.


Mirë se u riktheve, Sara!

Forca Skënderbeu!

“KORÇA BOOM”


bottom of page