VOLEJ FEMRA/ Nesër dita e derbit Skënderbeu-Pogradeci. Forca Skënderbe!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Nesër është një ditë e veçantë në volejbollin e femrave. Ndërkohë që në Pogradec do të luhet derbi në futboll mes Skënderbeut dhe Pogradecit, nuk është thjesht rastësi që po nesër do të luhet edhe derbi tjetër por në volejboll për femra, Skënderbeu-Pogradeci.
Java e dytë e superligës sjell këtë përplasje nesër, pra të premte në orën 18:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që Skënderbeu në volejboll për femra pret Pogradecin pretendent për titullin kampion.
Me pogradecaret luajnë shumë vajza nga Korça, ndërkohë që nga ana tjetër do të luajnë në shtëpinë e tyre dhe i pret një Skënderbe me plot talente dhe me besimin që mund tia dalin në këtë përballje të së premtes.
Sigurisht që ndeshje të tilla pritet të mbushin plot e përplot pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe spektakli nesër mbrëma është i garantuar.
Suksese Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
