top of page

VOLEJ FEMRA/ Në Korçë u luajt miqësorja mes dy kombëtareve U-19 dhe U-21

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Ndeshje miqësore mes Kombëtares U-19/W dhe U-21/W!


Në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë u zhvillua një ndeshje miqësore mes ekipeve kombëtare të vajzave U-19 dhe U-21, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatet Ballkanik që do të mbahen në Tiranë.


Kombëtarja U-19/W po vijon fazën përgatitore në qytetin e Korçës, ndërsa kjo ndeshje shërbeu si një test i vlefshëm për të dyja skuadrat.


FSHV falënderon stafet e ekipeve kombëtare për përkushtimin dhe profesionalizmin që tregojnë çdo ditë!


Një falënderim i veçantë shkon për KSH Skënderbeu për mbështetjen e vazhdueshme ndaj volejbollit dhe ekipeve tona kombëtare!




“KORÇA BOOM”



bottom of page