VOLEJ FEMRA/ Super Pogradeci. Mposht Partizanin dhe rimerr kreu!
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 1 min read
Partizani-Pogradeci 0-3
(15-25, 15-25, 23-25)
Pogradeci ka arritur një fitore fantastike në transfertën e kryeqytetit ndaj Partizanit dhe ka mbyllur javën e 7-të të superligës duke rimarrë kreun e superligës e vetme.
Skuadra liqenore ka arritur të fitojë pastër 3-0 në kryeqytet, duke treguar se mbetet ekipi për tu mundur deri tani në 7 javë të luajtura. Po sot Skënderbeu mposhti Korabin 3-0, në nje fitore të lehtë, ndërkohë që Pogradeci në orën 18:00, arriti një fitore të lehtë, që në fakt nuk e kishte menduar se do të përfundonte kështu.
15-25 janë rezultatet e dy seteve të para, teksa të kuqet nuk përballonin dot vrullin e liqenoreve, ndërkohë që vetëm seti i tretë i takimit ka qenë disi rivalizues, por në fund me 2 pikë diferencë fiton Pograeci që e mbyll setin 23-25 dhe krejt ndeshjen me fitoren e pastër 0-3.
Me këtë fitore Pogradeci është në krye me 19 pikë. Në vendin e dytë Dinamo 18 pikë dhe më pas, Tirana 15 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 5 pikë, Teuta 4 pikë dhe në fund Korabi 0 pikë.
JAVA 7
E Premte 24 tetor 2025
Teuta-Vllaznia 2-3
Tirana-Dinamo 2-3
E Shtunë 25 tetor 2025
Skënderbeu-Korabi 3-0
Partizani-Pogradeci 0-3
“KORÇA BOOM”



















