VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu fitore të madhe në gjysmëfinalen e parë ndaj Tiranës në kryeqytet!
- 7 days ago
- 1 min read
Tirana-Skënderbeu 0-3
FITORE E MADHE NË GJYSMËFINALEN E PARË!
Ekipi i volejbollit për meshkuj i Skënderbeut ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale, duke triumfuar bindshëm me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Tiranës!
Djemtë tanë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, me dominim në çdo set dhe shpirt të jashtëzakonshëm gare. Ky është vetëm hapi i parë drejt objektivit madhor!
Faleminderit gjithë ekipit dhe stafit.
Na pret ndeshja e radhës bashkë për fitoren e radhës!
Forca Skënderbe!
“KORÇA BOOM”
















