top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu është shpallur nënkampion i Shqipërisë për këtë sezon!

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ky është një sukses i rëndësishëm që vjen si rezultat i punës së palodhur, përkushtimit dhe shpirtit të garës që djemtë tanë treguan gjatë gjithë kampionatit. Paraqitja dinjitoze në çdo ndeshje është dëshmi e nivelit dhe seriozitetit që përfaqëson ky ekip.


Falënderojmë nga zemra:


Lojtarët për sakrificën dhe pasionin


Stafin teknik për profesionalizmin dhe përgatitjen


Tifozët për mbështetjen e vazhdueshme


Sponsorët dhe partnerët që na qëndruan pranë


Ky është vetëm një hap përpara drejt objektivave edhe më të mëdha. Skënderbeu do të vazhdojë të punojë fort për të arritur majat e volejbollit shqiptar!


Forca Skënderbe!!

“KORÇA BOOM”


bottom of page