top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Sot gjysëmfinalja, Skënderbeu përballë Ferizaj, një hap larg finales së madhe

  • 5 days ago
  • 1 min read

Sot është dita e volejbollit të meshkujve teksa Skënderbeu do të ketë përballë skuadrën kosovare të Ferizaj.


Liga “Gjergj Kastrioti” është futur në një moment të rëndësishëm, teksa pritet të mësojmë skuadrat finaliste të këtij edicioni. Skënderbeu është shumë pranë finales dhe sot në orën 16:30 do të luajë këtë përballje në kryeqytet, një ndeshje me emocion, ku pritet që bardhekuqtë të bëjnë realitet kalimin në finale.


Ka qenë klubi shumësportësh “Skënderbeu” që ka bërë postimin e mëposhtëm, duke treguar se skuadra është gati për këtë ndeshje gjysëmfinale, duke kërkuar vetëm fitoren.   

 

Njoftimi i klubit shumësportësh “Skënderbeu”


GATI PËR FINAL FOUR TË LIGËS “GJERGJ KASTRIOTI”


Fundjava do të sjellë vëmendjen e volejbollit shqiptar në Farkë, afër Tiranës.


Pas mbylljes së fazës së grupeve, tashmë janë mësuar çiftet gjysmëfinale, në rrugën drejt trofeut të Ligës Gjergj Kastrioti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page