top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Super Skënderbe! Super “Ujqërit”. Mposhtin edhe Tiranën në kryeqytet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Ekipi i meshkujve të Skënderbeut ka regjistruar mbrëmë fitoren e tretë radhazi në Ligën “Gjergj Kastrioti”, duke triumfuar në transfertë ndaj Tiranës me rezultatin 2–3.


Pas një ndeshjeje spektakolare dhe plot emocione, djemtë tanë treguan karakter, forcë dhe vendosmëri, duke fituar sfidën dhe duke marrë një fitore të merituar. Me këtë sukses, Skënderbeu kryeson grupin me 3 ndeshje, 3 fitore, duke dëshmuar formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni.


Klubi Shumësportësh Skënderbeu uron lojtarët, stafin teknik dhe tifozët për këtë rezultat të rëndësishëm. Vazhdojmë përpara së bashku drejt objektivave!


Forca Skënderbeu!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page