top of page

Vranësira dhe reshje, parashikimi i motit për ditën e hënë

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Vranësira deri të dendura dhe reshje shiu. Është ky parashikimi i motit për ditën e hënë, ku sërish Shqipëria do të jetë në kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Gjatë ditës reshjet mbeten prezente në relievet malore në veri me intensitet të ulët, për tu riaktivizuar në orët ë mbrëmjes vonë në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore, parashikohen reshje në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Në zonën e Alpeve, verilindje-lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore mbi 1800 metër parashikohen reshje dëbore në formën e stuhive të dëborës.


Era do të fryjë juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 19 m/s.


Valëzimi në det pritet i forcës 4-5 ballë.


Temperaturat në të gjithë vendin parashikohen si më poshtë:

“KORÇA BOOM”


bottom of page