top of page

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ditën e premte, vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore.


Priten reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Nga orët e mesditës e pasdites, reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.


Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – perëndim, me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s.


Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page