“E përjetoja keq kur më pyesnin për martesën”, Anxhela Peristeri: Më kanë tradhtuar
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Anxhela Peristeri ka folur në një intervistë për jetën e saj personale, dashurinë e parrëfyer dhe marrëdhënie. Ajo ka treguar se pyetjet për martesën e shqetësonin më shumë në të kaluarën, por tani i pranon me një qetësi më të madhe. Sipas saj, pyetjet e tilla shpesh vijnë nga kurioziteti dhe dashuria e njerëzve, e jo nga dashakeqësia.
Në lidhje me tradhtinë, Anxhela ka zbuluar se e ka përjetuar këtë, jo vetëm në marrëdhëniet e saj bashkëshortore, por edhe nga shoqëria.
“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetojë fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe nuk të bëjnë kur je 40”, tha këngëtarja.
‘Më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhëti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe.
Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoi “puçin” që po më bëhet nuk i jap shumë rëndësi”, u shpreh ajo.
“Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë”, tha këngëtarja./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
