top of page

LAJMI FUNDIT/ Arrestim në Korçë. 59-vjeçari i thyhen xhamat komshies në lagjen 15-të. Ngjarje në Maliq, Devoll dhe Pogradec

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:


-arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi është kapur jashtë banesës së tij, nga e cila ka dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;


-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. H., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar xhamat e dritares së banesës së shtetases V. N., në lagjen nr. 15, Korçë. Po punohet për kapjen e tij.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. L., 30 vjeç, banues në fshatin Prodan, Kolonjë, pasi dyshohet se pas një konflikti verbal, në Ersekë, ka dëmtuar me send të fortë, automjetin e një 22-vjeçari.


Maliq/Më datë 16.04.2026, rreth orës 18:50, në rrugën që lidh fshatrat Marjan dhe Babjen, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. B., 52 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.


Pogradec/Më datë 16.04.2026, rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, në pronësi të shtetasit M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak një defekti në automjet.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page