Dy raste të rënda h*lmimi tronditin, mjekët luftë për jetën e pacientëve
- 6 hours ago
- 1 min read
Dy raste helmimi janë regjistruar në Lezhë brenda pak orësh, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e mjekëve ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së pacientëve.
Sipas informacioneve paraprake, një 25-vjeçar dyshohet se ka tentuar vetëflijimin në gjendje depresioni, duke konsumuar lëndë të rrezikshme. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë trajtim të specializuar.
Ndërkohë, një tjetër rast përfshin një 17-vjeçare, e cila dyshohet se ka pirë aksidentalisht detergjent. E mitura është paraqitur me simptoma helmimi dhe është trajtuar menjëherë nga stafi mjekësor.
Në të dyja rastet, mjekët kanë ndërhyrë me terapi dhe lavazh stomaku, duke arritur t’i stabilizojnë pacientët dhe t’i mbajnë në jetë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të këtyre ngjarjeve, ndërsa deri më tani nuk ka detaje që konfirmojnë nëse rastet kanë lidhje mes tyre.
“KORÇA BOOM”
















