top of page

Vrau partneren para syve të fëmijës/ Burgim i përjetshëm për shqiptarin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha, i cili vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021.


22-vjeçarja u godit me thikë në mes të rrugës, teksa përpiqej të arratisej dhe të kërkonte ndihmë pranë komisariatit të Hayange, vetëm pak metra larg banesës së saj. Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit. Fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme që karakterizonte sulmin.


Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si “jashtë çdo normale për nga dhuna”.


Ai shtoi se Berisha nuk u pengua as nga prania e dëshmitarëve dhe as nga fëmija, duke e goditur viktimën me qëllim për ta dobësuar dhe më pas duke i shkaktuar dhunë poshtëruese mbi trup.


Para ngjarjes së rëndë, Berisha ishte i vendosur në arrest shtëpiak me byrzylyk elektronik, pas një dënimi të mëparshëm njëvjeçar për shkelje të rregullave të trafikut. Dënimi i përjetshëm që gjykata la në fuqi është një masë përfundimtare pas aktit të tmerrshëm që tronditi komunitetin lokal./Shqip

“KORÇA BOOM”


bottom of page