E rëndë në Greqi/ Bie zjarr në një fabrikë biskotash në Trikala, raportohet për viktima, disa punonjës dërgohen në spital
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të mëngjesit në fabrikën e njohur të biskotave VIOLANTA, në Trikala të Greqisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, flakët nisën pak para orës 04:00 të mëngjesit, duke përfshirë një pjesë të madhe të fabrikës, ndërsa zjarri vijon të jetë i fuqishëm.
Sipas dëshmive të publikuara nga trikalaola.gr, zjarri u parapri nga një shpërthim i fuqishëm, aq i fortë sa u dëgjua në të gjithë qytetin e Trikalas dhe në fshatra përreth, ku në disa raste u thyen edhe xhamat e banesave.
Një pjesë e fabrikës është shembur, ndërsa sipas punonjësve në vendngjarje, nuk kishte rezervuarë LPG, çka përjashton për momentin një nga shkaqet më të zakonshme të shpërthimeve industriale.
Mediat helene raportojne për 3 gra të cilat kanë humbur jetën, ndersa dy gra të tjera rezultojnë të zhdukura
Në zonë ndodheshin 11 persona në momentin e incidentit. 5 prej tyre nuk janë identifikuar ende, ndersa 6 persona u transportuan në spital për ndihmë të parë.
Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njësi të EMAK, përfshirë përforcime nga Lamia.
Gjithashtu, është urdhëruar ndërhyrja e DAEE (Drejtoria për Luftimin e Krimeve të Zjarrvënies) për të hetuar shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit.
Për arsye sigurie, policia ka mbyllur rrugën Karditsa, ndërsa qarkullimi i automjeteve po devijohet përmes fshatit Agia Kyriaki, për të lehtësuar punën e ekipeve të emergjencës dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
“KORÇA BOOM”



















