top of page

Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: “Jemi ndjerë shumë keq, por të rinjtë nuk na pyesin”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan së fundmi mbi ndarjen e reperit shqiptar Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga nëna e artistit, Xheraldina Vula.


E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe për komunikimin e hapur, Xheraldina ka ndarë ndjenjat e saj lidhur me këtë ndarje, duke shprehur hapur trishtimin dhe zhgënjimin që ka ndier familja pas këtij vendimi.


“Asnjë prind nuk gëzohet kur i ndahet fëmija, ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar dhe jemi ndier tepër, tepër keq. Mirëpo, nuk është as çifti i parë, as i fundit. Nuk kemi pasur dëshirë fare që të ndaheshin, por të rinjtë nuk na pyesin,” u shpreh ajo.


Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën vazhdon të jetë e mirë dhe e respektueshme, duke vendosur mbi gjithçka dashurinë për mbesën e saj.


“Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën marrëdhënie. Në fund të fundit, mbesën e kam aty. Edhe mirëqenia e Sarës është edhe mirëqenia e vajzës,” tha ajo.


Deklarata e saj është pritur pozitivisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë vlerësuar qasjen e matur dhe të respektueshme me të cilën ajo ka reaguar, duke vendosur në plan të parë harmoninë familjare dhe mirëqenien e fëmijës.


Ndërkohë, Sara Hoxha po përflitet për një lidhje të re me Erik Fullanin, ndërsa vazhdojnë zërat për një romancë të mundshme mes Ledri Vulës dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.


Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këto thashetheme.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page