top of page

Zegjine Çaushi kritikon protestuesit: “Kjo është edukata që u mësohet të rinjve?”

10 hours ago
1 min read

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për protestat që po zhvillohen sot, duke e cilësuar atë që po ndodh si një nivel të turpshëm proteste.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çaushi ka publikuar një video ku shfaqen studentë duke ironizuar efektivët e Policisë së Shtetit, duke u hedhur atyre çokollata “Molto”.


Në reagimin e saj, deputetja ngre pikëpyetje mbi mesazhin që përcjellin këto veprime dhe rolin e institucioneve arsimore në edukimin e të rinjve.


“Turp për këtë nivel proteste! Kjo është qytetaria që pedagogët duan të kultivojnë te studentët? Kjo është edukata që mësuesit u mësojnë nxënësve? Këto veprime nuk janë as qytetari, as protestë”, shkruan Zegjine Çaushi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page