Zhvillohet analiza vjetore e DRAP Korçë, nën drejtimin e Drejtoreshës znj. Vinjola Rota
- 2 hours ago
- 1 min read
U zhvillua analiza vjetore e DRAP Korçë, një aktivitet kyç në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies institucionale, nën drejtimin e Drejtoreshës znj. Vinjola Rota.
Me pjesëmarrjen e drejtuesve të 17 ZVAP-ve në varësi dhe të drejtuesve të institucioneve të qarkut Korçë, u paraqitën në mënyrë të detajuar arritjet e vitit, treguesit e performancës dhe prioritetet strategjike për periudhën në vijim. Gjatë këtij takimi u bë një pasqyrë e plotë e punës së realizuar përgjatë vitit, duke evidentuar arritjet kryesore, përmirësimet e arritura në treguesit e performancës dhe praktikat më të mira të zbatuara në institucionet arsimore.
Një vëmendje e veçantë ju kushtua analizës së sfidave, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve konkrete dhe rritjen e efektivitetit në menaxhim dhe procesin mësimor.
Në qendër të diskutimeve ishte rritja e cilësisë së arsimit, forcimi i standardeve profesionale dhe konsolidimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, si garanci për një sistem arsimor më të fortë dhe më efektiv.
Analiza vjetore shërbeu jo vetëm si një moment reflektimi dhe llogaridhënieje, por edhe si një hap i rëndësishëm për të përcaktuar prioritetet dhe objektivat strategjikë për vitin në vijim, në funksion të një sistemi arsimor më të fortë, më bashkëpunues dhe më rezultativ në shërbim të komunitetit.
Përgjegjësi, vizion dhe angazhim i përbashkët për rezultate të qëndrueshme në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.
“KORÇA BOOM”



















