Zjarr në një apartament pranë stadiumit!
- 14 hours ago
- 1 min read
Një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në Tiranë, është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje.
Pas njoftimit për zjarrin, shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje dhe nisi ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve të raportuara, zjarri kishte përfshirë një pjesë të kuzhinës së apartamentit.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatra u izolua përpara se flakët të përhapeshin në pjesët e tjera të banesës. Dy dhoma të apartamentit nuk u prekën nga zjarri, duke bërë të mundur kufizimin e dëmeve materiale.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















