Zjarri në hotel, pushuesi rrëfen momentet e panikut: Ishim në gjumë, pamë tym në korridor! U h*dhëm nga ballkoni...
- 4 hours ago
- 1 min read
Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda.
Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit.
“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë i riu.
Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.
Si pasojë e ngjarjes, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit kanë nisur.
“KORÇA BOOM”
















