top of page

Zjarri përfshin zonën pyjore në Plasë të Korçës

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Plasë të Korçës.


Vatra e zjarrit ka përfshirë një zonë pyjore në vargmalin e Moravës.


Pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët.


Ende nuk dihen përmasat e zjarrit apo nëse ka rrezik për përhapjen e tij në zona të banuara.


Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten gjithashtu të paqarta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page