top of page

Zyla-Vila, dy “Yje” që sa shumë na mungojnë...

  • Jun 28, 2023
  • 1 min read

Enkelejdi dhe Bledi, futbollistët që sa shumë i kanë dhënë këtij Skënderbeu


Ditë pas dite kemi nxjerrë emra lojtarësh që aq shumë nga mungojnë dhe sot kemi sjellë për të gjithë tifozët dy futbollistë.

Enkelejd Zyla dhe Bledar Vila, janë dy korçarë që qoftë edhe tifozi më i thjeshtë nuk ka për t’i harruar këta futbollistë.

I kanë dhënë shumë Skënderbeut në dekadat e kaluara dhe sigurisht që dy shtatshkurtrit kanë lënë “gjurmët” e tyre në futbollin e këtij qyteti.

Enkelejd Zyla është futbollisti korçar që para disa javësh ka qenë në fushë në ndeshjen e veteranëve dhe edhe pse kilogramët dhe mosha bëjnë të vetën, ende nuk e ka harruar marrjen e topit, driblimin dhe pasimet e tij të ëmbla.

Bledar Vila edhe ky një tjetër futbollist shtatshkurër i shpejtë dhe që në ndeshjen e fundit tregoi se di të gjuajë edhe nga largësia, apo të krosojë nga krahët.

Dy “Yje” që na mungojnë shumë. Dy futbollistë që tifozët bardhekuq nuk kanë për t’i harruar kurrë.

Faleminderit për atë që i keni dhënë këtij ekipi dhe kënaqësinë e madhe që i keni dhënë tifozëve korçarë.



bottom of page