ZYRTARE/ Iliria-Skënderbeu nuk do të luhet. Dhuna ndal futbollin
- Korca Boom
- 20 hours ago
- 1 min read
Iliria-Skënderbeu merret vendimi zyrtar që të mos luhet. Në këto momente në Fushë Krujë drejtuesit e FSHF-së kanë vendosur që kjo ndeshje të mos luhet për shkak të dhunës ndaj futbollistëve dhe stafit teknik të Skënderbeut.
Një akt vërtet i paprecendentë dhe Skënderbeu në këtë mënyrë pret që të fitojë edhe ndeshjen në tavolinë, pasi dhuna është kryer nga vendasit.
Në këtë mënyrë futbolli shqiptar sot ka përjetuar një akt të rëndë dhe kjo duhet dënuar.
Të presim tashmë vendimin e Komisionit të Disiplinës.
“KORÇA BOOM”



















