top of page

Çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Pogradec, dalin porositë për socialistët

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të dielë një takim në Pogradec me të deleguarit politikë dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.


Gjatë takimit janë diskutuar dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, ndërsa një pjesë e diskutimeve është përqendruar edhe te reforma territoriale dhe mundësia e shkrirjes së disa bashkive.


Burime bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë të bashkive që përfliten për shkrirje t’u shpjegojnë qytetarëve se ndryshimi do të sillte më shumë shërbime dhe më shpejt. Ai ka kërkuar gjithashtu që dokumenti “Besa” të lexohet dhe të shpërndahet te deputetët, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e partive.


Në takim është diskutuar edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Rama mësohet se u ka kërkuar drejtuesve politikë të nisin identifikimin e emrave dhe figurave që janë më pranë komuniteteve.


Kryeministri ka kërkuar gjithashtu më shumë prani të drejtuesve socialistë në komunitet, ndërsa kryetarëve të komisioneve parlamentare u ka bërë thirrje për më shumë aktivizim në media dhe kujdes në mënyrën se si ligjet u komunikohen qytetarëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page