top of page

Çfarë po ndodh me Samanta Karavellën? Fansat aludojnë për ndarje

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Këngëtarja Samanta Karavella është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi disa postime të fundit në TikTok kanë nxitur aludime për një krizë në jetën e saj personale.


Edhe pse artistja nuk ka bërë asnjë reagim publik, ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se marrëdhënia me partnerin e saj mund të ketë përfunduar. Shkak për komentet u bë një video e publikuar nga këngëtarja, ku ajo shfaqet mjaft elegante dhe me një pamje të kuruar, ndërsa vëmendjen e mori mbishkrimi: “Nuri i ndarjes”.

Ky detaj u interpretua menjëherë nga fansat si një sinjal për një ndarje të mundshme. Dyshimet u shtuan edhe më shumë për shkak të frazës që shoqëronte videon: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja”, duke lënë të kuptohet se këngëtarja mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale.


Në një tjetër postim që u bë viral, Samanta publikoi një mesazh që u konsiderua si një tjetër thumb indirekt: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”.

Komenti mjaftoi që rrjeti të shpërthente në reagime dhe teori të ndryshme mbi jetën e saj sentimentale.


Samanta Karavella ka qenë gjithmonë diskrete për jetën private. Në prill të vitit 2025 ajo u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj, Gia Rose. Prej kohësh artistja jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerin e saj jo-shqiptar.


Deri më tani, këngëtarja nuk ka reaguar ndaj aludimeve, duke i lënë komentet dhe interpretimet në nivel spekulimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page