Çfarë po ndodh realisht mes Mateos dhe Brikenës
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 2 min read
Familja e Mateos po e përjeton pozitivisht rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP”, edhe pse për motrën e tij, Keisi, kjo periudhë shoqërohet me pak stres. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo tregoi se është ajo që po menaxhon çdo gjë të vëllait jashtë shtëpisë, ndërsa prindërit përpiqen të qëndrojnë larg komenteve.
“Ne i kemi thënë vetëm të jetë vetvetja dhe t’i marrë gjërat lehtë. Ai u ka kërkuar prindërve të mos lexojnë komentet dhe mua të mos bëhem xheloze,” u shpreh Keisi, duke shtuar se hyrja në “BBV” ishte një ëndërr dhe një sfidë personale për Mateon.
Sa i përket raportit të shumëpërfolur me Brikenën, Keisi sqaroi se ajo nuk kishte dijeni për njohjen mes tyre deri në momentin që Brikena u bë pjesë e lojës. Mateo e ka njoftuar produksionin se e njihte dhe vetëm atëherë i ka treguar edhe motrës së tij se kishte pasur më herët një njohje, pa dhënë detaje të tjera mbi natyrën e marrëdhënies.
Sipas Keisit, Mateos mund t’i jenë rilindur disa emocione të vjetra, por ajo nuk do ta quante këtë ndjenjë. Ndërsa nga ana e Brikenës, sipas saj, vihet re një sjellje e dyzuar. “Më duket sikur do ta shmangë, por nuk e shmang dot. I qesh fytyra kur e sheh,” tha ajo.
Duke folur për lojën, Keisi u shpreh se nuk e ka parë asnjëherë vëllain e saj realisht të rrezikuar brenda shtëpisë. Ajo e cilësoi të padrejtë nominimin e tij nga Brikena, veçanërisht për faktin se bëhej fjalë për një nominim me “zarf të zi”, por theksoi se e kupton që strategjia është pjesë e lojës.
“Për mua bëri gjënë më të mirë që e shpëtoi Brikenën. Aty tregoi karakterin e tij,” përfundoi Keisi.
"KORCA BOOM"



















