top of page

“Çmenduri në Montreal”, Russell lë pas Verstappen dhe merr pole-in Sprint!

  • 20 hours ago
  • 1 min read

George Russell dominoi kualifikueset Sprint në Montreal, duke siguruar vendin e parë me kohën 1:12.965 dhe duke konfirmuar formën fantastike të Mercedes në pistën kanadeze.


Përkrah tij në vijën e parë do të jetë talenti i ri Kimi Antonelli, vetëm 0.068 sekonda më i ngadaltë, duke kompletuar një “double” spektakolar për skuadrën gjermane.


Pas Mercedes vijnë dy makinat McLaren, me Lando Norris dhe Oscar Piastri që do të nisen nga rreshti i dytë, ndërsa Ferrari reagoi fuqishëm me Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc në rreshtin e tretë.


Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë dhe do të ndajë rreshtin e katërt me Isack Hadjar. Ndërkohë, surpriza e ditës ishte Arvid Lindblad me Racing Bulls, që do të niset përkrah Carlos Sainz në rreshtin e pestë.


Më pas renditen Nico Hulkenberg dhe Gabriel Bortoleto për Audi, ndërsa Franco Colapinto dhe Esteban Ocon do të nisen nga rreshti i shtatë.


Oliver Bearman dhe Fernando Alonso janë në rreshtin e tetë, me spanjollin që u penalizua nga dalja jashtë piste gjatë sesionit. Sergio Perez do të nisë vetëm nga vendi i 17-të për Cadillac, pranë Lance Stroll, ndërsa Pierre Gasly dhe Valtteri Bottas janë pas tyre.


Në fund të renditjes mbeten Alexander Albon dhe Liam Lawson, të cilët shkaktuan dy nga tre flamujt e kuq gjatë provave të lira.

“KORÇA BOOM”


bottom of page