Janari mbyllet me shi dhe borë/ Në shkurt termometri do të zbresë në -8 gradë
- Korca Boom
- Jan 28
- 2 min read
Janari do të mbyllet i ftohtë, me reshje shiu e dëbore dhe temperatura të ulëta. Këtë parashikim njoftoi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës pas ditëve të ngrohta, nesër rikthehen rrebeshet në territor, ndërsa temperaturat nga 20 gradë që janë sot, nesër do të ulen me 4-5 gradë.
“Janari ka patur 11 ditë të ftohta, ka qenë më ngrohtë se janari i kaluar, presim edhe sot 20 gradë celsius. Vonë në mbrëmje rikthehen reshjet në veri e veriperëndim, në Shkodër dhe gradualisht gjatë natës në të gjithë territorin shqiptar. Nesër kemi rrebeshe në pjesën e parë të ditës, reshje dëbore në zonat malore mbi 1 mijë metër lartësi. Janari mbyllet me shi dhe borë dhe temperatura të ulëta. Nesër rënie e theksuar e vlerave termike Nesër kemi 14-15 gradë edhe reshje dhe temperatura të ulëta”, tha Porja.
Ndërsa muaji shkurt, sipas meteorologes, do të jetë më i ngrohtë se janari por ka disa ditë me temperatura të ulëta.
“Duhet të mësohemi me kushte te tjera të motit në shkurt, mund të jetë më i butë sesa janari, ka një periudhë nga data 4-9 ku termometri zbret në vlera minus 8 në zonat malore dhe zero në kryeqytet dhe zona të ulëta. Deri në 14 shkurt moti do të jetë i qëndrueshëm, reshje lokale, por temperatura të ulëta. Deri nga data 14-15 shkurt nuk presim më 20 gradë edhe pse do të ketë diell, temperaturat do të jetë 10-14 gradë në gjysmën e parë të shkurtit”, paralajmëroi Porja.
Sipas saj situatë kritike do të jetë në kontinentin europian me stuhi ciklonike, ndërsa Ballkani me reshje dëbore.
“Europa në 80% të territorit është në situatë kritike. Një stuhi ciklonare në Atlantik drejt ishujve britanikë dhe Skandinavisë. Europa është në kushte kritike. Ballkani me reshje dëbore, Mali i zi Kosova dhe Shqipëria e Greqia kryesisht me reshje shiu”, theksoi ajo.
January will end cold, with rain and snow showers, and low temperatures. This forecast was announced by meteorologist Tanja Porja, who stated that after the warm days, tomorrow heavy rainfall will return across the territory, while temperatures, currently at 20 degrees, will drop by 4-5 degrees.
“January has had 11 cold days; it has been warmer than last January. Today, we expect 20 degrees Celsius. Late in the evening, rainfall will return to the north and northwest, in Shkodër, and gradually overnight across the entire Albanian territory. Tomorrow we will have heavy showers in the first part of the day, with snow in mountainous areas above 1,000 meters altitude. January will end with rain, snow, and low temperatures. Tomorrow, a sharp drop in temperatures is expected, reaching 14-15 degrees, along with rain and low temperatures,” Porja said.
As for February, according to the meteorologist, it will be warmer than January but will include some days with low temperatures.
“KORÇA BOOM”


















