top of page


Bie çmimi i naftës pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit
Cmimi i naftës ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!” “
6 days ago


Tërmet i frikshëm godet Greqinë, ja çfarë dihet deri më tani
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 Rihter ndodhi pasditën e kësaj të diele në mbrëmje në një zonë detare në jug të Methonit, në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ndodhet në një zonë detare 18 km në jug-jugperëndim të Methonit me një thellësi fokale prej 9 km. Tërmeti u ndje në Kalamata dhe zona të tjera të Mesinisë. “KORÇA BOOM”
6 days ago


Peshkaqeni sulmon një grua në Sidnei, plagoset rëndë 35-vjeçarja! Mbyllen disa plazhe
Një grua është plagosur rëndë pasi është kafshuar nga një peshkaqen në një plazh në Sidnei, tha policia. Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se shërbimet e emergjencës u thirrën në plazhin Coogee në lindje të qytetit të shtunën në mëngjes. Gruaja 35-vjeçare u “nxor nga uji nga anëtarë të publikut të cilët filluan ndihmën e parë”, tha policia, dhe pësoi “lëndime serioze në krahë dhe këmbë”. Ajo u transportua më pas me helikopter në spital. Disa plazhe në zonë u mbyllën si masë p
7 days ago


Moti i keq me shi në New Jersey prish planet? Ndeshja Brazil-Marok mund të shtyhet nëse…
Moti i keq ka mbërthyer New Jersey-n, ku është planifikuar që të zhvillohet dhe ndeshja midis Brazilit dhe Marokut, për grupin e 3-të të Kupës së Botës 2026. Gazeta braziliane O’ Globo, shkruan se; “nëse Brazili pret të përballet me vështirësi kundër Marokut në premierën e Kupës së Botës 2026, një kundërshtar shtesë ka filluar të tregojë shenja se mund të hyjë në fushë edhe para fishkëllimës së hapjes. Disa orë para ndeshjes në stadiumin MetLife, në New Jersey, një shi i rrëm
Jun 13


Zhduken dy motra të mitura, i dashuri i 16-vjeçares: Ajo kishte ndryshuar ditët e fundit
Dy motra të mitura, përkatësisht 16 dhe 12 vjeçe, rezultojnë të zhdukura nga një qendër rezidenciale për të mitur në zonën e L’Aquila-s, në Itali, duke ngritur shqetësim te autoritetet dhe familjarët e tyre. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Sulmonës, ndërsa mes pistave që po shqyrtohen është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm. Sipas raportimeve të mediave italiane, i dashuri i 16-vjeçares Alisya Di Giacinto ka dëshmuar para hetuesve se sjellja e vajzës kishte ndryshuar kohë
Jun 13


E rëndë në Greqi! Katër burra rrahin 30-vjeçaren, viktima kërkoi ndihmë duke…
Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në ishullin e Salaminës në Greqi, ku një 30-vjeçare greke është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga katër burra me origjinë turke. Sipas raportimeve të mediave greke, autorët e dyshuar, të moshave 18, 20, 40 dhe 50 vjeç, e kanë goditur gruan për arsye që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. Dëshmitarët thanë se britmat e saj për ndihmë u dëgjuan në të gjithë zonën e portit. “Dëgjuam zhurma dhe dolëm menjëherë jashtë. Pamë një
Jun 13


Shkencëtarët alarmohen: Një zonë e Atlantikut po ftohet ndërsa bota ngrohet
Në Oqeanin Atlantik, në jug të Grenlandës dhe Islandës, shkencëtarët kanë identifikuar një zonë të madhe ujore që po sillet në mënyrë të pazakontë. Ndërsa pjesa më e madhe e oqeaneve të botës po ngrohet si pasojë e ndryshimeve klimatike, kjo zonë specifike po shfaq një tendencë të kundërt: po ftohet gradualisht. Sipas një studimi të ri të cituar nga CNN, kjo e ashtuquajtur “pikë e ftohtë” është ftohur me afro 1 gradë Celsius që nga viti 1900. Ky fenomen ka ngjallur prej kohës
Jun 12


Aksion i madh antidr*gë, arrestohen 22 persona mes të cilëve aktorë e këngëtarë
Një valë e re arrestimesh ka goditur botën e showbiz-it turk. Në kuadër të një operacioni të gjerë të koduar kundër lëndëve të ndaluara, autoritetet kanë shoqëruar në polici 22 persona në orët e para të mëngjesit. Mes emrave më të përfolur që janë vënë në pranga përfshihen aktorja e njohur Beren Saat, bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Doğulu, aranzhuesi Ozan Doğulu, si dhe aktori Enis Arıkan. Shtrirja e këtij hetimi nuk ndalet me aq. Zyra e Luftës Kundër Lëndëve Narkotike p
Jun 12


Nafta shënon nivelin më të ulët që nga prilli, zbret nën 90 dollarë
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët të gati dy muajve të fundit, me një fuçi të naftës së papërpunuar Brent që po tregtohet nën kufirin e 90 dollarëve. Sipas të dhënave të tregut, çmimi i Brent ra në 88.17 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga 17 prilli. Në atë periudhë, tregjet reaguan pozitivisht pas njoftimit për një armëpushim mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Edhe gjatë ditës së martë, raportimet për përparim në bisedimet e paqes ushtruan presion mbi çmi
Jun 12


Lajm i trishtë! Gazetari i njohur mbyll sytë përgjithmonë në moshën 66 vjeçare
Bota e medias është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur Nikos Servetas. Servetas ka ndërruar jetë papritur në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në gazetari. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët e kujtuan me fjalë prekëse dhe mesazhe lamtumire në rrjetet sociale. Nikos Servetas ishte një emër i njohur në median greke, ku për vite me radhë kontribuoi me profesionalizëm dhe përk
Jun 11


HORROR/ Nëna akuzohet se braktisi binjakët 13 muajsh për ditë të tëra, njëri humb jetën nga uria dhe dehidratimi
Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Washington, D.C., ku një nënë 25-vjeçare akuzohet se ka lënë të vetëm për ditë të tëra binjakët e saj 13-muajsh, duke shkaktuar vdekjen e vajzës së vogël dhe rrezikimin e jetës së djalit. Sipas autoriteteve, oficerët e policisë mbërritën në banesë më 18 janar pas një telefonate emergjente për një fëmijë pa shenja jete. Brenda apartamentit, ata gjetën dy binjakët në kushte të rënda. Vajza, e identifikuar si Mazouri Jones,
Jun 11


E tmerrshme! Nëna dhe djali gjenden të m*sakruar, dalin në dritë detaje tronditëse
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi Longos Aigio në Greqi, ku humbën jetën një 54-vjeçare dhe djali i saj. Për ngjarjen është arrestuar partneri italian i gruas, një 65-vjeçar, i cili vijon të mohojë çdo përfshirje në krim. Sipas hetimeve paraprake, 54-vjeçarja ka marrë më shumë se 20 goditje me thikë, ndërsa djali i saj është goditur gjashtë herë me thikë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar gjithashtu se i riu kishte pësuar edhe një pl
Jun 11


Tragjedi para diplomimit: Babai dyshohet se vr*u familjen dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Nebraska të SHBA-së, ku një burrë 42-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe dy djemtë e tyre, përpara se t’i jepte fund jetës. Sipas raportimeve, viktimat janë identifikuar si Jeremy Koch, 42 vjeç, bashkëshortja e tij Bailey Koch, 41 vjeç, si dhe dy djemtë e çiftit, Hudson, 18 vjeç, dhe Asher, 16 vjeç. Tragjedia ndodhi më 10 maj, vetëm pak orë para ceremonisë së diplomimit të Hudsonit nga shkolla e mesme. Autorit
Jun 10


ParaIajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?
Ethet e futbollit kanë mbërthyer globin. Kupa e Botës 2026 është pranë inaugurimit të saj të madh në Meksikë, me 48 kombëtare gati për të zbritur në fushë. Por, këtë herë, spektakli më i madh sportiv në planet duket se po merr një kthesë të errët dhe thellësisht mistike. Ndërsa tifozët bëjnë parashikimet e tyre për fituesin, rrjetet sociale dhe forumet e mistereve janë përfshirë nga paniku dhe kureshtja për rishfaqjen e një prej profecive më rrëqethëse të historisë. Në qendër
Jun 10


El Niño me 80% mundësi këtë verë/ Paralajmëron OKB: Moti ekstrem pritet të rritet globalisht
Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara paralajmëron një ndryshim të rëndësishëm në kushtet globale të motit gjatë muajve të verës, me një probabilitet rreth 80% që fenomeni El Niño të zhvillohet në këtë periudhë. Sipas ekspertëve të organizatës, zhvillimi i këtij fenomeni lidhet me ngrohjen e pazakontë të ujërave në Paqësorin tropikal dhe pritet të ndikojë në modele të ndryshme klimatike në shumë rajone të botës, duke sjellë temperatura mbi mesataren dhe lu
Jun 10


Horr*r në Los Angeles: Babai vr*t 2 djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas kryen vetëvr*sje
Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së dielës (7 qershor) në lagjen Canoga Park të San Fernando Valley, në Los Angeles, kur një baba qëlloi për vdekje dy djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas i dha fund jetës së tij. Sipas Fox LA, policia u thirr në vendngjarje rreth orës 19:15, ku gjeti të afërm të tronditur jashtë një shtëpie. Ngjarja dyshohet se ndodhi gjatë një mbledhjeje familjare, kur nëna e fëmijëve dëgjoi papritur dy të shtëna me armë. Kur ajo vrapoi drejt një
Jun 9


Shkundet toka/ Tërmet 7.8 ballë, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 129 të tjerë janë plagosur, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi jugun e Filipineve në orët e para të mëngjesit të së hënës. Tërmeti goditi brigjet pranë qytetit General Santos në ishullin Mindanao, ndërsa Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se lëkundja kishte një thellësi prej 10 kilometrash, duke e bërë atë veçanërisht të fortë dhe të ndjeshëm në sipërfaqe. Pas tërmetit, disa vende të
Jun 8


Kapet sasi e madhe lënde narkotike në kufirin Greqi-Shqipëri, ja cfarë ka ndodhur...
Rreth 110 kg marijuanë janë kapur pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në një zonë kufitare të Igumenicës në Greqi. Policia greke ka ndaluar një automjet që dyshohet se ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 102 pako me 109 kg 364 gramë marijuanë. Pako me drogë ishin vendosur në sediljet e pasme dhe në bagazhin e automjetit. Në prangat e policisë greke ka rënë një shtetas turk 43 vjeç ndërkohë që vijojnë hetimet
Jun 8


Sulm në një stacion treni në Nju Jork, plagosen me thikë 5 persona. Vihet në pranga autori
Një alarm u dha të dielën vonë në mbrëmje në Nju Jork pasi një person sulmoi me thikë në stacionin e trenit Penn, duke plagosur pesë persona. “Autori i dyshuar është marrë në paraburgim”, u njoftua. Sipas autoriteteve, një person i plagosur është në gjendje kritike dhe katër të tjerët kanë lëndime të lehta. Të gjithë u dërguan në spitale. Dyshohet se autori i krimit ka qenë i pastrehë. Sulmi ndodhi në prag të ndeshjes së parë të finales së NBA-së dhe pak ditë para fillimit të
Jun 8


Seri tërmetesh të forta tronditin Greqinë qendrore, raportohen dëme
Lëkundja më e fortë arriti magnitudën 5.2 ballë Rihter. Dëme materiale janë regjistruar në Prokopi dhe Dafnusa, ndërsa sizmologët vlerësojnë se fenomeni lidhet me aktivitetin e njohur sizmik të zonës… Një seri tërmetesh të forta, të ndjera në një pjesë të madhe të Greqisë qendrore, goditën mesditën e së dielës Evian Veriore. Lëkundja e parë u regjistrua në orën 12:58 me magnitudë 4.8 ballë Rihter. Dy minuta më vonë, në orën 13:00, pasoi një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 ball
Jun 7
bottom of page
